MILANO- Në bashkinë e Milanos është dhënë alarmi për prezencën e një bombe në brendësi të ndërtesës. Policia ka rrethuar zonën ndërsa raportohet nga mediat italiane se është evakuuar nga ndërtesa dhe kryetari i bashkisë.
 
Alarmi u dha pasi karabinierët u njoftuan, me anë të një telefonate, se në Palazzo Marino ishte vendosur një bombë. Aktualisht autoritetet po bëjnë një kontroll të imtësishëm të ndërtesës dhe të zonës përreth. Kryebashkiaku Giuliano Pisapia, Presidentja e Gjykatës së Milanos dhe gjithashtu i gjithë personeli që ndodhej në ndërtesë janë evakuuar me urgjencë nga ndërtesa, Palazzo Marini.

alarm Milano

(Në foto: Masat e sigurisë të ndërmara nga karabinierët italianë)

Sipas informacioneve të dhëna paraprakisht nga autoritetet, telefonata është bërë nga një grua e moshuar e cila ka telefonuar nga një kabinë telefonike publike që gjithastu nuk ka bërë të ditur identitetin e saj. Kjo e fundit i ka deklaruar policisë lokale se gjatë kohës që po udhëtonte në tram ka dëgjuar dy  persona të flisnin për bombë në bashkinë e qytetit.

Serioziteti i kësaj telefonate dhe vërtetësia e alarmit janë ende nën hetimin nga strukturat e policisë.

Vijon.
 
Rdeaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)