ROME- Agjentët e policisë italiane hedhin hije dyshime se pas tregut të seksit dhe një trafikut të drogës që po lulëzon në kryeqytetin italian ndodhet mafia shqiptare. Sipas një hetimi të ndërmarrë nga policia e komisariatit Viminale mafia shqiptare kontrollon tregun e seksit dhe trafikun e drogës që, me shumë gjasa, vjen nga Shqipëria. Jo vetëm kaq nga Shqipëria mbërrijnë dhe armë që përdoren për larjen e hesapeve mes bandave kriminale. Policia kishte arritur në këto konkluzione pas hetimeve të fundit të agjentëve të komisariatit Viminale i cili për ditë të tërë ishin vënë në ndjekje të shfrytëzuesve shqiptarë dhe shpërndarësve të lëndës narktike.
Hetimet mbi dyshimet për mafian shqiptare dhe xhiron e armëve e të drogës, u kërkuan nga kryeprokurori i Romës Fulvio Della Rocca, sidomos pasi pak ditë më parë, ishin arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët zotëronin lëndë narkotike dhe një pistoletë, shkruan sot il Messagero.it, gazeta më e madhe në Romë.
Në këtë kuadër mediat italiane shkruajnë për arrestimin e një shqiptari 28 vjeçar në makinën e të cilit i janë gjetur 20 kg mariuanë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij në periferi të Romës janë sekuestruar 5 kg drogë e fshehur në dollap. Media italiane nuk bën të ditur emrin e të arrestuarit por sqaron droga e sekuestruar kap vlerën e më shumë se 200 mijë eurosh.
Në kërkim është shpallur dhe një shtetase rumune, e cila sipas hetimeve, në bashkëpunim me shqiptarin e arrestuar, ishte në krye të një xhiroje prostitucioni.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com