Itali, alarm portokalli në ishullin e
Siçilisë, aktivizohet vullkani Etna

Itali, alarm portokalli në ishullin e<br />Siçilisë, aktivizohet vullkani Etna
ITALI-Vullkani Etna, i cili ndodhet në ishullin e Siçilisë, është riaktivizuar sërish pas një periudhe disa mujore.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka vendosur alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit, ndërkohë raportohet se aeroporti “Fontonarossa” në qytetin e
Katanias i cili në përgjithësi mbyllej për shkak të reve të hirit të shkaktuar nga shpërthimi i llavës së Etna-s, vazhdon të qëndrojë i hapur.

Si pasojë e shpërthimeve vullkanike në rajon janë regjistruar lëkundje sizmike, por autoritetet kanë njoftuar se momentalisht riaktivizimi i vullkanit nuk përbën rrezik për banorët e zonës.

Etna, i cili është një prej vullkaneve më aktive ne Evropë, ndodhet në bregdetin lindor të Siçilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanias. Gjithashtu Etna është edhe vullkani më i lartë i Evropës, pasi ndodhet në një lartësi prej 3,320 metra mbi nivelin e detit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike