Itali - Një alpinist 50-vjeçar, Massimiliano Ferru, ndërroi jetë këtë të premte, pasi u përfshi nga një rrëshqitje e madhe bore në zonën Vajo Gabele, Piccole Dolomiti, në Recoaro, provinca Vicenza.
Ferru ishte duke zbritur me një mik, kur orteku e rrëmbeu për disa metra, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa miku i tij nuk pësoi dëmtime.
Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë dhe motoskafe për të arritur vendin e ngjarjes dhe trupi i viktimës u dorëzua te autoritetet, shkruan Corriere.
Autoritetet paralajmërojnë për rreziqet në zonat malore, pasi kushtet e motit dhe rrëshqitja e madhe e borës mbeten kërcënim për alpinistët.
Komente







