ITALI- Policia e Bolonjës ka arrestuar një grup prej 18 personash, mes tyre edhe shqiptarë që transportonin drogë nga Spanja në Itali.

Operacioni ishte i shtrirë në shumë qytete që përfshinin Bolonjën, Ferrarën, Modenën, Vercellin, Ravenën, Riminin, Materan, Rietin, Barcelonën dhe Vlorën.

Policia sekuestroi  130 kg lëndë narkotike, e tipit marijuanë e kanabis që  trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane, kryesisht në Bolonja.

Sipas medias italiane, të arrestuarit ishin shtetas shqiptarë, italianë e afrikano veriorë.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore dhe dhe qen nuhatës antidrogë, të cilët bënë të mundur kapjen e tyre.

Identiteti i të arrestuarve nuk është bërë ende i ditur dhe pritet vendimi për ta.