ITALI- Dy banakierë 29-vjeçarë shqiptar në Itali u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Loano, një fshat i Toskanës, ku njëri akuzohet për trafik droge dhe kundërshtim ndaj një funksionari publik dhe i tjetri akuzohet për rezistencë ndaj një funksionari publik.
Kryerja e hetimeve ditë më parë kishte zbuluar lëvizje t të dyshimta disa të personave, përdorues të drogës, pikërisht në lokalin ku të rinjtë punonin. Gjithashtu hyrjet dhe daljet e shpeshta të disa persona në frekuenca të shkurtra ishin dyshuese për hetuesit.
Nisur nga kjo, policia kreu kontroll në lokalë ku brenda dhomës së përdorur si depozitë, në një raft mes shisheve me pije freskuese dhe verë, gati për t'u paketuar, pothuajse një sasi marjuanë, po ashtu dhe lende narkotike të llojit MDMA, 5 gramë kokainë pjesërisht e ndarë në doza, dy peshore elektronike precize si dhe material i përdorur për paketim.