Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi u kapën me armë zjarri. Marin Gurakuqi, 30 vjeç dhe Rudi Paulini 22 vjeç, u kapën në Toskana, raportojnë mediat në Itali.

Sipas raportimeve Gurakuqi ishte arrestuar më parë, në 2015-ën, si pjesë e një bande grabitësish shqiptarë dhe kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.

Një nga të rinjt ishte dëbuar nga Italia duke qenë se ishte person me precendet penal, prandaj dhe u pikasën nga policia.

Një pushkë gjahu dhe një pistoletë me silenciator iu gjetën dy shqiptarëve gjatë kontrollit të ushtruar nga policia italiane.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com