Itali, arrestohen dy shqiptarë
fshehën 34 kg marijuanë

Itali, arrestohen dy shqiptarë<br />fshehën 34 kg marijuanë
ROME- Dy shtetas shqiptarë, 21dhe 29 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia në Romë për posedim të 34 kilogramë këndë narkotike, të cilën kishin për qëllim ta trafikonin.

Pas arrestimeve të shpërndarësve të drogës të kryera gjatë ditëve të fundit në Capitolina, veçanërisht në San Lorenzo dhe Pigneto, policia arriti të zbulonte edhe furnizuesit kryesorë.
 
Pas monitorimit të vazhduar të lëvizjeve të tyre, policia arrestoi fillimisht 21-vjeçarin, pasi pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet e fshehur rreth 1 kg marijuanë. Ndërsa policia po ushtronte kontrollin, i riu shqiptar tensoi të largohej duke i godituar ata me shqelma dhe grushta.
 
Shqiptari i dytë u identifikua nga policia disa minura më vonë, dhe iu gjet në posedim 6.5 kg marijuanë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.
 
Edhe në këtë rast, 29-vjeçari tentoi të arratisej, por pa rezultat.
 
Gjatë kontrolleve të ushtruar më pas në banesat e tyre janë gjetur një sasi marijuane prej 26.5 kilogramësh të tjera, të shpërndara në pako prej 1 apo 2 kilogramësh, gati për t’u shpërndarë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi

Qëndresa Qytetare reagon pas arrestimit të Beqaj: Të ndiqet i njëjti standard gjykimi edhe për fondet e IPARD në Bujqësi