ITALI-Janë sekuestruar 366 kg kanabis në Romë, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë dhe një italian. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 22 dhe 26-vjeç, ndërsa italiani nga Brindisi 41-vjeç. Identiteti i shqiptarëve që janë prangosur nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.

Policia ka ndërhyrë në momentin që shqiptarët po shkëmbenin makinat. Në makinën tip ‘Fiat’ ku ndodhej 22-vjeçari shqiptar u gjetën pas kontrollit 13 pako me 178 kg kanabis. Ndërsa në banesë u gjetën edhe 188 kg kanabis e ndarë në 14 pako.

 

Gjithashtu gjatë operacionit, përveç drogës, policia italiane sekuestroi edhe 5300 euro dhe sende të tjera në banesën e shqiptarit. Operacioni vijon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.

d.b/shqiptarja.com