Policia italiane njoftoi sot arrestimin e gjashtë krerëve të mafias siçiliane, të cilët kishin planifikuar vrasjen e ministrit të Brendshëm italian, Angelino Alfano.
 
Këta gjashtë drejtues të mafias, të arrestuar në Korleone, në Siçili, janë persona të afërt të ish-kreut të Cosa Nostras, Toto Riina, i cili vuan dënim në burg që prej vitit 1993 dhe ai vetë me origjinë nga Korleone.
 
“Përgjimet telefonike kanë zbuluar se këta gjashtë mafiozë kishin planifikuar një sulm kundër ministrit të Brendshëm, fajtor sipas tyre për forcimin e kushteve të izolimit të mafiozëve të burgosur”, sqaroi një zyrtar i policisë.
 
Përgjimet e kryera së fundmi bënin të ditur se plani i vrasjes së Alfanos ishte pezulluar./atsh


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )