RAGUSA- Karabinierët  kanë arrestuar ditën e djeshme një të ri shqiptar me një sasi droge me vlerë prej 55 mijë eurosh.

Mësohet se 22- vjeçari i cili ka rënë në pranga është Emiljan Korreshi, banues në Sicili. I riu është akuzuar për trafik droge.

I riu është arrestuar pas një kontrolli të ushtruar në momentin që ka zbritur në stacionin e autobusit, pasi tërhoqi vëmendjen e policisë për shkak të një çante të zezë që mbante në krahë, ku pas kontrollit të ushtruar ju gjet një sasi droge prej 5 kilogramësh kanabis dhe 30 gramë kokaine.

Korreshi është dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa autoritetet italiane bëjnë të ditur se droga e sekuestruar kishte një vlerë prej 55 mijë eurosh.
 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com