Itali,arrestohet 35-vjeçari shqiptar
Iu gjet drogë pas dollapit e pikturave

Itali,arrestohet 35-vjeçari shqiptar<br />Iu gjet drogë pas dollapit e pikturave
ITALI- Pas dollapit dhe pikturave të murit i janë sekuestruar 9 kg heroinë dhe 5 mijë euro një shqiptari që bashkëjetonte me një shtetase lituaneze.

Policia italiane ka arrestuar në rajonin e Foxhias 35-vjeçarin shqiptar Ziber Tusha dhe bashkëjetuesen e tij Sandra Benusyte, 32 vjeçe.
 
Policia është vënë në ndjekje të çiftit pasi nuk kanë ndaluar në një postbllok që ishte ngritur pas një tentative grabitje në Foxhia.

Efektivët e policisë pasi kanë mundur t’i ndalojnë kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm makinës së tyre. Gjatë inspektimit në çantën e lituanezes u gjetën dy pako me heroinë me peshë 1 kg në total.

Pasi i kanë dërguar në komisariat dy të arrestuarit është ushtruar kontroll edhe në banesën e çiftit kanë gjetur pjesën tjetër të drogës dhe gjithë paratë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet