Një 51-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Kufitare e Barit, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2007. Sipas policisë italiane në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.K ndërsa po hipte në traget për në Durrës.

Nga hetimet e policisë italiane, 51-vjeçari shqiptar ishte bosi i një rrjeti të mirë-organizuar për trafikun e trogës në Itali. Nga hetimet rezulton se ai drejtonte një organizatë kriminale dhe nëpërmjet korrierëve fuste drogë (kokainë e heroinë) në Itali, nga Shqipëria, Truqia dhe Kolumbia.

Hetimet vazhdojnë e ndërsa flitet për një organizatë të gjerë ndërkombëtare, e përbërë nga qytetarë italianë dhe shqiptarë, dhe që aktivitetin e saj kryesor ka futjen në territorin e Italisë drogë në sasira të mëdha për ta shpërndarë atë më pas në tregun me pakisë në rajone të dryshme.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)