Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi iu gjetën në banesë 4 kg kokainë e pastër si dhe iu sekuestruan 180 mijë euro. Mediat italiane raportojnë se në pranga është vënë 25-vjeçari Renato Hoxha dhe bashkëshortja e tij, 20-vjeçarja Andja Balla.
Kokaina u gjet në gjendje të ngurtë në banesën ku jetonte çifti shqiptar në zonën e Regina Paci-t, në Reggio Emilia.
Në fillim të shkurtit, nga një kontroll i policisë rrugore të Veronës, 25-vjeçarit iu gjetën 80 mijë euro, të cilat më pas iu sekuestruan pasi nuk arriti të justifikonte burimin e tyre, duke qenë se rezultonte i papunë.
Që prej asaj dite, 25-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim nga policia, derisa u arrestua ditën e mërkurë. Sapo doli nga apartamenti, efektivët e ndaluan dhe më pas mësynë në banesën tij, ku ndodhej edhe e shoqja.

Në banesë, policia gjeti 4 kilogram kokainë si dhe 100 mijë euro. Në apartament, u gjet edhe një pistoletë pa leje si dhe municione.
Çifti shqiptar kishte pak muaj që jetonte në Rosta Nuova si dhe bënte një jetë të shtrenjtë. Ata nuk kanë pranuar se droga është e tyre, ndërsa policia vazhdon ende hetimet për të gjetur lidhjet e tjera të dy shqiptarëve.
Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com