ITALI - Hipnotizonte shitësit e dyqaneve të argjendarive duke shënuar kështu grabitje spektakolare Është kjo historia e një të reje italiane, e cila në bashkëpunim me të dashurin e saj shqiptar, ka realizuar grabitjen e saj të dytë në Borgo San Lorenzo (Firence) më 1 mars.
26-vjeçarja italiane, banuese ne Prato, është e dashura e Bledar Haxhillarit, njërit prej tre shqiptarëve të arrestuar javën e kaluar,nën akuzën e vrasjes së priftit italian, Don Becaro Mario Del në 2012.
Sipas hetimeve, 26-vjeçarja, në momentin e mbylljes së dyqanit, ka bindur argjendarin për të konsumuar një pije, që ajo e kishte me vete, duke e ftuar atë ta ndjekë në një vend të fshehtë të dyqanit. Ndërsa, pas grabitjes, shqiptari e priste me makine për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka rikuperuar bizhuteritë e vjedhura, të cilat kapnin vlerën e rreth 30 mijë eurove.
Redaksia online
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com