Krijuan skemë mashtrimi me tvsh në Gjirokastër, arrestohet në Itali njëri prej 3 italianëve! Iu bllokuan 3 llogari bankare me 1.3 mln €

Tirane -  Salvatore Cascino, një prej tre shtetasve italianë të shpallur në kërkim për një skemë mashtrimi me Tvsh në Gjirokastër është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë ku dhe do i nënshtrohet dhe hetimit dhe gjykimit.

Sipas policisë Andrea Di Dio, Salvatore Castorina dhe Salvatore Cascino në bashkëpunim me Elton Beqiraj dhe Ilir Qafa kishin krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.

Në fund të korrikut 2023 në kuadër të këtij operacioni të koduar “Skema” me vendim gjykate u sekuestruan edhe 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Dhënia e informacioneve të rreme”,  “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

 Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit “Rimbursimi" falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Vijojnë operacionet me homologët, për kapjen e dy italianëve të tjerë në kërkim ndërkombëtar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars