Skema e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër, 2 në pranga dhe 3 italianë në kërkim! Sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë (EMRAT)

Skema e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër, 2 në pranga dhe 3 italianë në kërkim! Sekuestrohen 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë (EMRAT)

Dy shqiptarë janë arrestuar ndërsa 3 shtetas italianë janë shpallur në kërkim pas zbulimit të skemës së mashtrimit me TVSh që u zbulua në Gjirokastër.

Sipas hetimeve dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së. 

Në kuadër të këtij operacioni të koduar “Skema” me vendim gjykate u sekuestruan edhe 3 llogari bankare me vlerë 1.3 mln € dhe 13 milionë lekë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”

U arrestuan
- Elton Beqiraj,
- Ilir Qafa

U shpallën në kërkim 3 shtetasit italianë

- Andrea Di Dio
- Salvatore Castorina
- Salvatore Cascino

Mësohet se ndaj Elton Beqirajt dhe Ilir Qafës janë ekzektuuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim. 

Edhe ndaj tre shtetasve italianë Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Dhënia e informacioneve të rreme”.  

“Nga veprimet hetimore me metoda proaktive të zhvilluara nga strukturat hetimore të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së” 

Prokuroria njoftoi më 24 korrik 2023 për hetimin dhe kontrollet në tre subjekte në Tiranë ku u gjetën dhe sekuestruan 19 vula

Në skemë dhe italiani i arrestuar për mashtrimin e miliona eurove

Dyshohet se skemat e mashtrimit kanë lidhje dhe me një shtetas italian i cili është tashmë i arrestuar nga autoretet italiane po për mashtrim tatimor për miliona euro

“Këto skema mashtrimi për të cilat dyshohen shtetasit e sipërpërmendur po hetohen për lidhjet me shtetasin italian V. R., i arrestuar dhe i dënuar në vitin 2009 dhe 2013, nga strukturat e policisë tatimore në Caltanissetta të Italisë, për “Mashtrim tatimor për miliona euro, e kryer nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm dhe metodik të faturave false, për mallra dhe shërbime të pakryera apo të kryera për shuma dukshëm më të ulëta."

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe autoritetet italiane, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarive kriminale, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare