Itali, arrestohet ish futbollisti
me 10 kg kokainë në banesë

Itali, arrestohet ish futbollisti<br />me 10 kg kokainë në banesë
Nga tringjyrëshi i famshëm për titullin kampion në futbollin italian, tashmë e sheh veten pas hekurave. Kjo është parabola e trishtueshme e Giovanni Ianuale, 44 vjec, që u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje nga "Guardia di Finanza" në një provincë në Napoli.

Ai ishte pjesë e skuadrës "azzurra" në vitin 1987 kur fitoi titullin e serie A. Por tani, 15 vjet nga lamtumira që i dha futbollit, gjendet me një dosje të rëndë penale mbi supe.

Policia sekuestroi makinën e tij, ku iu gjet një sasi droge, por pjesa më e madhe u gjet në banesën e Giovanni Ianuale, në vilën luksoze mes Mariglianos, dhe Castello di Cisterna, vendlindja e tij dhe e disa lojtarëve të tjerë të famshëm si Montella e Di Natale. Bëhet fjalë për 7 pako kokainë të pastër me peshë 10 kg, që vlen rreth 3 milionë Euro. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë