ITALI-Një shqiptar 34-vjeç është arrestuar nga Guardia di Finanza me 7 kg kokainë në Modena. Shqiptari është ndaluar nga policia në autostradën Modena – Bologna, ndërsa nga kontrolli u zbulua edhe kokaina që kishte fshehur në furgon.

34-vjeçari që nga të dhënat e para ishte korrier i bandave kishte përshtatur dyshemenë e furgonit për të fshehur kokainën, që në treg shkon në rreth 1 mln euro.  Kokaina ishte e ndarë në gjashtë pako të vogla mbi të cilat kishte simbole peshku.

Policia italiane është duke verifikuar lidhjet mes shqiptarit dhe personave të tjerë për të shkuar në gjurmët e bandës së kokainës. 

d.b/shqiptarja.com