Itali, arrestohet për pastrim parash
Gëzim Sallaku, presidenti i “Darfos”

Itali, arrestohet për pastrim parash<br />Gëzim Sallaku, presidenti i “Darfos”
Një biznesmen i njohur shqiptar në Itali, Gëzim Sallaku president i futboll-Klubit “Darfo” ka rënë në pranga. Gëzim Sallaku akuzohet për mashtrim, për pastrim parash, zhvatje, vjedhje etj.

Bashkë me Gëzimin përfunduan në burg edhe 9 italianë, ndërsa 2 të tjerë në arrest shtëpie. Të gjithë italianët e arrestuar janë nga Kalabria.

Operacioni i policisë italiane u shtri në Breshia, Kremona dhe disa qytete të tjera, raportojnë mediat italiane.

Talebani, Zimi ose ai i restoranteve. Në 385 faqe material nga prokuroria kështu është thirur disa herë shtetasi shqiptar Gëzim Sallaku, presidenti i ekipt të futbollit “Darfo” tashmë i arrestuar nga drejtësia italiane nën akuzën e pastrimit të parave dhe hetuar nga Prokuroria e Kremones.

42-vjeçari Sallaku është pronar i klubit të futbollit që nga vera e kaluar. Sallaku kishte krijuar perandorinë e tij duke blerë shumë restorante në Itali dhe së fundmi edhe ekipin e Darfos. Sallaku ishte duke përgatitur një revolucion brenda ekipit të futbollit për të blerë lojtarë të rinj.


Sallaku ishte një emër i njohur për policinë italiane. Në vitin 2002 ai u burgos si pjesë e një rrjeti trafiku të makinave luksoze të vjedhura në Itali dhe që shiteshin në Evropën Lindore.

Sipas hetimit Sallaku ofronte dokumenta të falsifikuara qarkullimi në mënyrë që automjetet që do transportoheshin nga Marseja për në Afrikën e Jugut të mos kishin asnjë problem.

Ai sipas hetimit ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje të veçanta me stafin aktual në portin e Barit.

Redaksia Online
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë