ITALI – Një grek është arrestuar më 5 qershor (2024) pasi u kap në flagrancë nga policia teksa transportonte 67 kilogramë kokainë.
Sips mediave italiane, shoferi grek po drejtonte një kamion po ashtu me targa greke, kur u kap nga karabinierët në zonën kufitare Brenner, përgjatë autostradës A22.
Në momentin e ndalimit, shoferi ka shfaqur shenja nervozizmi, të cilat iu shtuan kur blutë i treguan se do t’i kontrollojnë kamionin.
Qentë antidrogë zbuluan lehtësisht 60 blloqe me kokainë, me peshë totale 67 kilogram.
Tashmë, greku ndodhet në paraburgim, në pritje për të dalë para togave të zeza, ndërsa kamioni dhe rimorkioja e tij janë sekuestruar.
Po ashtu, në kabinën e kamionit me targa greke ndodhej dhe një qen, i cili i është dorëzuar një shoqate Trentino-s.