Itali, arrestohet shqiptari
u kap me 6 kg heroinë
Shqiptari u arrestua nga policia pasditen e së shtunës. I riu i diplomuar në Itali posedonte heroninë të pastër me vlerë 150 mijë euro.
LEÇE- Një i ri shqiptar u arrestua pasditen e së shtunës, më datën 7 dhjetor nga policia italiane, pasi u kap me 5.7 kg heroinë. I riu i diplomuar në Itali posedonte heroinë të pastër me vlerë 150 mijë euro.
Operacioni i forcave speciale të Antidrogës u zhvilla në pak orë, kur një patrullë hasi gjatë shërbimit në një stacion një makinë me ngjyrë të errët me targa të Milanos që drejtohej nga një djalosh në dukje me orgjinë të huaj.
I riu qëndroi gjatë brenda në makinë, por papritur u nis me shpejtësi në drejtim të Leçes. Policët dyshuan dhe u vunë në ndjekje të makinës një Opel Vectra Singnum me ngjyrë të zezë e cila iu nënshtrua më pas një kontrolli të imtësishëm ndërkohë që po kryhen verifikime për sqarime të mëtejshme të ngjarjes.
Gjetja e drogës u bë e mundur me anë të qenëve nuhatës të drogës. I riu e kishte fshehur drogën në një zgavër ku ndodhej drita e pasme, e majtë e makinës.
Ai e kishte ndarë atë në 11 pako të mbyllura me kujdes në qese plastike. Rezultoi se droga ishte heroinë e pastër me një vlerë shumë të lartë në treg 150 mijë euro.
Kjo sasi droge së bashku me makinën u sekuestruan. Shoferi, një djal shqiptar, 22 vjeç, banues në një provincë të Milanos, i diplomuar në degën Ekonomi e Statistikë, u arrestua dhe me kërkesë të prokurorisë u fut në burg.
Policia italiane bën të ditur se po vazhdojnë hetimet, për të zbuluar orgjinën e drogës dhe vendin e destinuar për trafikim.
Redaksia online
(azh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?
-
Mjekëve
37.9%
-
Ministrisë
59.7%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 1616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit
4 Korrik, 13:57
-
I dha fund jetës duke pirë fostoksinë para derës së SPAK, 63-vjeçari përcillet për në banesën e fundit
4 Korrik, 13:57
-
Vota e Diasporës, Gjiknuri në Kuvend: Projektligji do depozitohet pas disa ditësh, ta kalojmë në korrik
4 Korrik, 13:50
-
Thumbime të panumërta mes spanjollëve dhe gjermanëve, Joselu: Kroosin e pensionojmë! Ish-portieri Lehman: 'La Roha' ekip i vogël
4 Korrik, 13:33
-
Me automatik e armë gjahu në banesë, një në pranga në Sauk
4 Korrik, 13:30
-
Vlerat ushqyese të kumbullave! Ulin sheqerin, mbrojnë zemrën dhe kockat
4 Korrik, 13:24
-
PDIU pr/dokument në Kuvend për abrogimin e ligjit të luftës më Greqinë
4 Korrik, 13:17
-
Ilir Yzeiri: Përse do të vazhdojë të na ndjekë 'HIJA'
4 Korrik, 13:15
-
Shqipëria del në treg të huaj në 2025, kërkon 650 mln € borxh! Në 13 vite janë marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 mld €
4 Korrik, 13:05
-
Me dy armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
4 Korrik, 13:02
-
‘Revoltohet’ Bardhi: Dua Celibashin këtu në Kuvend, ca është ky komisioner shtetëror....Noka i vjen në ndihmë
4 Korrik, 12:43
-
Elbasan, lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)
4 Korrik, 12:43