Itali, arrestohet shqiptari
u kap me 6 kg heroinë

Itali, arrestohet shqiptari<br />u kap me 6 kg heroinë
LEÇE- Një i ri shqiptar u arrestua pasditen e së shtunës, më datën 7 dhjetor  nga policia italiane, pasi u kap me 5.7 kg heroinë.  I riu i diplomuar në Itali posedonte heroinë të pastër me vlerë 150 mijë euro.

Operacioni i forcave speciale të Antidrogës u zhvilla në pak orë, kur një patrullë hasi gjatë shërbimit në një stacion, një makinë me ngjyrë të errët, me targa të Milanos që drejtohej nga një djalosh në dukje me orgjinë të huaj.

I riu qëndroi gjatë brenda në makinë, por papritur u nis me shpejtësi në drejtim të Leçes.  Policët dyshuan dhe u vunë në ndjekje të makinës një Opel Vectra Singnum me ngjyrë të zezë e cila iu  nënshtrua më pas një kontrolli të imtësishëm ndërkohë që po kryhen verifikime për sqarime të mëtejshme të ngjarjes.  

Gjetja e drogës u bë e mundur me anë të qenëve nuhatës të drogës. I riu e kishte fshehur drogën në një zgavër ku ndodhej drita e pasme, e majtë, e makinës.

Ai e kishte ndarë atë në 11 pako të mbyllura me kujdes në qese plastike.  Rezultoi se droga ishte heroinë e pastër me një vlerë shumë të lartë në treg, 150 mijë euro.

Kjo sasi droge së bashku me makinën u sekuestruan.  Shoferi, një djal shqiptar, 22 vjeç, banues në një provincë të Milanos, i diplomuar në degën Ekonomi e Statistikë, u arrestua dhe me kërkesë të prokurorisë u fut në burg. 

Policia italiane bën të ditur se po vazhdojnë hetimet, për të zbuluar orgjinën e drogës dhe vendin e destinuar për trafikim.


Redaksia online
(azh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)