Itali/ I vë armën në kokë policit, arrestohet shqiptari me kokainë me vlerë 1 milionë euro në çantën e shpinës (VIDEO)
Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar në Sassuolo të Italisë pasi i vuri në kokë pistoletën një polici dhe tentoi ta vriste. 11 policë e pritën para garazhdit të shtëpisë së tij të kthyer në laboraor droge, ku gjeti 3.2 kilogramë kokainë në çantën e shpinës në vlerën e mbi një milion euro në treg.
Policët me kokainën e sekuestruar
Redaksia 7 Korrik 2020, 17:25 | Përditesimi: 7 Korrik 2020, 17:35
ITALI- Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar në Itali pasi i vuri në kokë armën një polici dhe tentoi ta vriste. 11 policë e pritën para garazhdit të shtëpisë së tij të kthyer në laboraor droge, ku gjeti 3.2 kilogramë kokainë në çantën e shpinës në vlerën e mbi një milion euro në treg.
"Ata ishin momente tensioni të madh që treguan një kapacitet të madh operacional të Karabinierëve në shërbim me të cilin ne jemi të kënaqur", tha sot në mëngjes komandanti i kompanisë Carabinieri të Sassuolo Camillo Meo në konferencën për shtyp sipas mediave italiane.
"Arma ishte e ngarkuar dhe e gatshme për përdorim. Burri ishte i vendosur. Me dorën e majtë ai u përpoq të godiste me grusht dhe me dorën e djathtë ai nxori pistoletën duke e treguar direkt në fytyrën e brigadierit dhe i gatshëm për të qëlluar", tha ai.
Shqiptari akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë, dhunë ndaj zyrtarëve publik dhe mbajtje e paligjshme e armës së zjarrit.
Për javë të tëra ai është monitoruar nga policia italine në Casalgrande të Reggio Emilia, ku jetonte i paregjistruar. Policia pa veprimet e tij dhe të disa personave që hynin dhe dilnin nga garazhi. Më pas ata kishin identifikuar vendin ku shqiptari ruante drogën për ta shitur më pas në tregun e lulëzuar dhe të pasur të Sassolese në provincën e Modenës. Gjithashtu në shtëpinë e tij u gjetën 50 plumba të armës që ai tentoi të vriste policin.
Shqiptari tashmë ndodhet në burgun S. Anna, ku pritet që më pas të dalë para gjykatës.