Gjatë kontrolleve të rastësishme që synojnë monitorimin dhe identifikimin e shtetasve të huaj, policia italiane ka arrestuar shqiptarin Erjon Bixi i lindur në vitin 1982 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në Athinë në vitin 2003. Shqiptari prej 13-vitesh ishte shpallur në kërkim pas një mandati arresti ndërkombëtar të lëshuar për të. Pritet që ai të ekstradohet në Athinë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata pwr vrasjen e  kryer në vitin 2003.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com