Itali/ Arrestohet shqiptari në Itali, i gjenden doza kokaine, euro dhe mjete për vjedhje në shtëpi

Itali/ Arrestohet shqiptari në Itali, i gjenden doza kokaine, euro dhe mjete për vjedhje në shtëpi

Të sekuestruara nga policia në shtëpinë e shqiptarit

Arrestohet një 44 vjeçar shqiptar në Itali të cilit i janë gjetur disa doza kokainë.

Qëndrimi dyshues i shqiptarit kur e ndaloi policia bëri që kjo e fundit të hetonte më tej rastin dhe të shtrinte kërkimin në shtëpinë e tij.

Pas kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, rreth 400 gram marihuanë dhe materiale të ndryshme për prerje, peshim dhe paketim, si dhe një shumë parash prej 500 euro, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i shitjes së drogës.

Për më tepër, u gjetën gjithashtu mjete të përshtatshme për vjedhje, maskë plastike që mbulon të gjithë fytyrën, një dritë ndezëse magnetike blu, kartëmonedha të rreme 10 euro dhe 4 biçikleta garash, vlera totale e të cilave shkon në mbi 20 mijë euro.

Shqiptari, i cili kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë u arrestua dhe u mbyll në burgun fiorentin të Solliçiano. Ai u kap gjatë kontrolleve nga karabinierët e njësisë së Scandiçi, në zonën Chianti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biglietteria: 06/08/2021 22:19

    Edhe kapterrat italian po fillojn te imitojn ato shqiptar qe i bejn qefin vetes me ndonje peshk shkumini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar

‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar