Itali, arrestohet shqiptari për
tragjedinë e 4 majit 2000 në Otranto

Itali, arrestohet shqiptari për<br />tragjedinë e 4 majit 2000 në Otranto
TIRANE - Policia kufitare e Barit arrestoi sot Hergis Mustafën, 32 vjeçarin e akuzuar si një nga pesë shkaktarët e tragjedisë së 4 majt 2000 kur nga rrëzimi i një gomoneje gjetën vdekjen 8 persona dhe 7 të tjerë rezultuan të humbur.

Mustafa u arrestua teksa po zbriste nga trageti i cili vinte nga Igumenica në Bari.

32 vjeçari (Foto) përdorte dhe emra të tjerë falso, dhe ndaj tij kishte urdhërarrest ttë lëshuar nga gjykata e Leces,e cila e dënonte me 12 vjet e 6 muaj burg, si dhe një gjobë prej 500 mijë eurosh. Sipas kësaj gjykate shqiptari 32 vjeçar ishte shkaktar i tragjedisë së 4 majti 2000 në Otranto.

TRAGJEDIA NE OTRANTO
Mbrëmjen e  4 majit të 13 viteve më parë policia italiane pikasi një gomone me klandestinë disa milje larg lokalitetit 'Sant'Andreà, të Otrantos (Leçe). Gomonia me shpejtësi po tentonte ti afrohej bregut. Mustafa ishte një prej 5 skafistëve të cilët në tentativë për ti shpëtuar policisë bëjnë manovra duke shkaktuar përmbusjen e gomones. 15 klandestinë humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë arritën të shpëtonin. Një grua shtatzënë madje pati abort spontan. 


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin