VITERBO - Ana Roko, 53 vjeçarja shqiptare e etiketuar nga mediat italiane si “Zonja e bardhë e kokainës në Alto Lacio” është arrestuar mbrëmjen e së shtunës duke i dhënë fund kërkimit të saj.
Roko ishte arrestuar fillimisht në verën e vitit 2010 së bashku me 8 persona të tjerë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Operacioni i quajtur “Gullit” u pasua nga urdhër sekuestro për pasuritë e trafikantëve. Shuma e sekuestruar arriti në 2 milionë euro.
Këtij grupi iu sekuestruan edhe apartamente, makina luksoze dhe llogari bankare me para që rridhnin nga ky trafik.
as arrestimit në qershor të 2010 Ana Roko u lirua nga paraburgimi por më pas gjykata lëshoi një urdhër të dytë arresti, sipas të cilit duhej të qëndronte në qeli edhe 3 vjet e 9 muaj.
Ana Roko duke ditur se ishte në kërkim përdorte një strategji duke mos qëndruar për shumë kohë në një banesë. Në momentin e arrestimit 53 vjeçarja ishte përpjekur të hidhte drogën nga dritarja e shtëpisë së miqve në Viterbo, informonin dje mediat italiane.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com