Policia italiane ka arrestuar snë Padova tunizianin Ben Tiwa Nejme Eddine, 39-vjeç, i cili dyshohet se është narkotrafikanti kryesor i furnizimit të kokainës në tregun shqiptar e tunizian.
Narkotrafikanti tunizian është i dënuar me 15 vjet e 7 muaj heqje lirie, për trafik ndërkombëtar të kokainës, si dhe kërkohej prej disa vitesh pasi i ishte arratisur kohë më parë, urdhërit të arrestit shtëpiak në qytetin e Veronës.
Hetimet e sektorit antidroga të qytetit të Padovës bënë të mundur zbulimin e vendndodhjes së tij, fshehur në banesën e një emigranti shqiptar, nga ku dhe drejtonte aktivitetin ilegal.
Tuniziani Ben Tiwa Nejme Eddine, ka mbërritur për herë të parë në Itali më vitin 1997 e disa herë është dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë arrestimit më vitin 2004 iu gjetën në banesë 7 kg kokainë e cilësisë së lartë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO