Itali, atentatori i Brindizit ka një
emër, prokuroria: Rrëfeu krimin

Itali, atentatori i Brindizit ka një<br />emër, prokuroria: Rrëfeu krimin
Ka një emër përgjegjësi i atentatit në shkollën “Morvillo” të Brindizit ku gjeti vdekjen 16 vjeçarja Melissa Bassi, ndërsa 5 studentë të tjerë mbetën të plagosur.

Prokurori i Leçes Cataldo Mota i konfirmoi gazetarëve se është ndaluar Giovanni Vantaggiato, një punonjës në një stacion benzine në provinçën e Leçes.

Sipas policisë 68 vjeçari pranoi  autorësinë “Po bombën e realizova vetë. E mendova dhe e ndërtova”- mësohet ti ketë thënë policisë ndërsa ka pasur momente konfuzioni gjatë dëshmisë së tij. Makina e tij, Fiat Punto ishte filmuar nga një telekamer pranë shkollës, pak para shpërthimit të 19 majit 2012.

Policia përjashton pistën e një akti të kryer nga organizata terroriste. Gjithçka është bërë nga 68 vjeçari për “hakmarrje personale” ndaj drejtorit të shkollës “Morvillo” Angelo Rampino, dhe jo ndaj studentëve apo familjarëve të tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë