RIMINI - Kur kishte kaluar ora 11.00 e së shtunës, një fëmijë 3 vjeç i’u afrua të atit me lot në sy, teksa në shtëpi kishte rënë zjarr, por burri po flinte në divan. Gjithçka ndodhi në rrugën “Leptis Magna” në Rimini.
Babai, një punëtor shqiptar 40 vjeç, që jetonte në një dhomë e kuzhinë, u zgjua teksa shtëpia ishte pushtuar nga zjarri dhe tymi. Ai e mori në krahë, por nuk mund të shkonte në derën e përparme, pasi ishte e mbyllur.
Në mesin e mobiljeve që ishin në zjarr ata u strehuan në dhomën e gjumit, e cila ishte pushtuar edhe nga tymi. Me zë të lartë 40-vjeçari filloi të bërtasë “Na ndihmoni, shtëpia është në zjarr, kam djalin 3 vjeç, ju lutem”. Edhe dritaret e shtëpive kishin hekura, ndaj të dy kishin mbetur brenda.
Të lajmëruar nga fqinjët, zjarrfikësit arritën brenda pak minutash dhe me gërshërë të mëdha prenë hekurat dhe u vunë menjëherë në kërkim të babait dhe të birit. Fëmija 3 vjeç dhe babai i tij u zhvendosën në spitalin e Ravenës, për një trajtim me të specializuar, pasi vogëlushi ka pësuar dëmtime të rënda.
Nga përmbledhja fillestare e hetimit duket se zjarri mund ta ketë origjinën ose nga një cigare e harruar ndezur, ose nga një lojë me çakmak e vogëlushit, teksa i ati flinte.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com