Të gjithë u akuzuan për vrasje me paramendim. Banda kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e Pietro Raçagni, pronari i një dyqani mishi. Gjatë momentit që grabitësit po futeshin në banesë, janë dëgjuar nga pronari i dyqanit të mishit.
Ky i fundit ka ndërhyrë për të parandaluar grabitjen, por ka rënë viktimë. Vitor Lleshi e kishte qëlluar me një shishe në kokë biznesmenin, i cili gjeti vdekjen pas 11 ditësh në Spitalin Civil.
Ndaj tre shqiptarëve të dënuar për këtë gjykata ka dhënë 16 vite e gjysmë ishin dhënë për Ergen Cullahj, si dhe 15 vjet e gjashtë muaj për Vitor Lleshi e Petrit Lleshi.
Erion Luli, njeri prej katër anëtarëve të bandës kishte apeluar dënimin e gjykatës, me 14 vjet e 4 muaj.
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e tre shqiptarëve të akuzuar për vrasjen e tregtarit të mishit Pietro Raçagni. Gjatë momentit grabitjes, në banesë ndodheshin dy anëtarët e familjes, vajza dhe bashkëshortja e Pietro Raccagani. Kjo i ka ndihmuar autoritetet italiane të zbardhin dhe ndëshkojnë bandën e grabitësve.
Redaksia Online
XH.F/Shqiptarja.com










