Itali/ Bënin namin me grabitje, 2 ‘skifterët’ shqiptarë kapen në ndjekje, kërcënuan karabinierët me kaçavidë! U gjenden të gjitha pajisjet e mundshme, s'mungon as kazma!

Itali/ Bënin namin me grabitje, 2 ‘skifterët’ shqiptarë kapen në ndjekje, kërcënuan karabinierët me kaçavidë! U gjenden të gjitha pajisjet e mundshme, s'mungon as kazma!

'Arsenali' i sekuestruar dy shqiptarëve, me të cilat kryenin vjedhje

Itali- Bënin kërdinë me vjedhje, të pajisur me çdo mjet të mundshëm për të realizuar plaçkitjet e banesave dhe bizneseve në Itali, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë.

Karabinierët e Ardeas ndërhynë në fshatin Tor San Lorenzo (Lazio), pasi morën sinjalizimin se po kryheshin vjedhje shtëpish. Sapo hasën efektivët, të dyshuarit e moshës 42 dhe 43 vjeç, lanë në mes grabitjen, por u kapën në ndjekje e sipër. Të dy ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Si prova u sekuestruan jo vetëm sende të vjedhura, por edhe valixhe profesionale, me të gjitha veglat e mundshme (në foto).

Ndërhyrja u krye dy ditë më parë. Media italiane raporton se hajdutët u përpoqën me çdo kusht të arratiseshin, duke kërcënuar me kaçavida karabinierët, por pa sukses.

Kërkimi solli mjaft surpriza. Në automjetin - të vjedhur disa muaj më parë - karabinierët gjetën një arsenal të vërtetë mjetesh për vjedhje, si leva, pinca, trapano, troko, madje edhe një mjet pune kazmë dhe një ndezës për shpërthim të lokalizuar.

Materiale që provojnë dyshimet për qëllimet e dy shqiptarëve, emrat e të cilëve nuk u publikuan, ndoshta tashmë gati për të goditur në shtëpi të tjera. Mes objekteve të gjetura, edhe malli i vjedhur dhe i kthyer te pronari i ligjshëm.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit