ROME- Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni u përball sot me trupin gjykues në gjykatën e Milanos duke ju përgjigjur pyetjeve për akuzat e abuzimit me detyrën dhe pagesat për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene.

 Gjatë seancës, Berluskoni ka mohur kategorikisht marrëdhëniet seksuale me marokenen Karima el Mahroug, e njohur ndryshe si Ruby. Ai deklaroi se dënimi i tij është vendosur përpara se të niste ky proces ndërsa e famshmja "Bunga Bunga" është thjeshtë një batutë e përdorur prej tij.

Berluskoni tha se në momentin që u verifikua çështja Rubi nga policia e Milanos, ai ishte tronditur nga fakti se vajza kishte krijuar një identitet të dytë, mbase për të mbuluar situatën e saj të mjerë.

I pyetur për festat në rezidencën e tij në Villa San Marino, ai sqaroi se bëhej fjalë për mbrëmje në një sallë të madhe ngrënieje, ku ai qëndronte në krye të tavolinës duke tërhequr gjithë vëmendjen drejt vetes, duke kënduar, duke folur për sport, politikë, apo gossip. Berlusconi foli gjithashtu rreth arsyes se përse kishte kontaktuar zyrën e policisë së Milanos, natën midis datës 27 dhe 28 maj të 2010. Ndonëse akuzohet se bëri presion për lirimin e Rubit që ndodhej e ndaluar, Berluskoni tha se arsyeja e vetme e telefonatës ishte "për të evituar ngatërresa diplomatike".
(ed.ka/sg/shqiptarja.com)