ITALI - Bisedimet mes qendrës së majtë e kryesuar nga Pier Luigi Bersani dhe qendrës së djathtë Silvio Berluskonit rreth kandidatit për presidentin e ardhshëm dhe çështjeve të tjera të vendit do të vazhdojnë pas takimit të tyre të parë të mbajtur të martën.
“Ishte një takim i frytshëm për të sqaruar kriteret për të zgjedhur një listë të personave, që mund të përfaqësojnë vendin tone” - tha zëvendësi sekretari i Partisë Demokratike Enrico Letta pas takimit.
“Edhe pse bisedimet mes PD-së dhe Populli i Lirisë janë në fillimet e tyre, ata ishin thelbësore në një kohë të ndarjeve të mëdha politike për të marrë një "përgjegjësi" të fortë mbi zgjedhjen e presidentit”, - tha Letta.
Sekretari i PDL-së Angelino Alfano tha se do të ketë bisedime të tjera mes këtyre forcave të forta politike dhe kundërshtarëve në parlament për të bërë çdo përpjekje për të bërë një zgjedhje kaq delikate dhe aq të rëndësishme për Italinë.
Alfano tha në një deklaratë se Berluskoni ka përsëritur gatishmërinë e tij për të bërë "atë që është e dobishme për Italinë dhe presidenti i ardhshëm duhet të jetë një person me prestigj të padiskutueshëm dhe kompetencën e njohur institucionale.
Megjithatë ende nuk janë nominuar emrat për kandidat për president gjatë takimit, vuri në dukje Alfano.
Presidenti Giorgio Napolitano, 87 vjecc, mandati shtatë-vjeçar të cilit i përfundon më 15 maj, ka bërë përpjekjet e fundit për t'i dhënë fund ngërçit politik në formimin e qeverisë së re të Italisë pas zgjedhjeve 24-25 shkurt jobindëse.
Presidenti i ri do të zgjidhet nga parlamenti Italian në një seancë të përbashkët duke filluar nga 18 prilli në tre raunde.
Takimi mes PD-së dhe PDL-së erdhi pasi Napolitano u bëri thirrje forcave politke, që të kenë guximin për të arritur në një zgjidhje për të mirën e vendit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com