ITALI - Lideri i Partisë Demokrate në Itali, Pier Luigi Bersani mori nga presidenti i Republikës italiane Giorgio Napolitano mandatin për formimin sa më parë të një qeverie të re për vendin.
''Do të marr të gjithë kohën e nevojshme, që e shoh të arsyeshme, sepse detyra, që më është besuar është realisht tepër e vështirë'', deklaroi Bersani pas takimit me Napolitanon.
Formimi i një qeverie të rë u bë e vështirë në Itali pasi në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit asnjë parti nuk ka fituar një shumicë në të dy dhomat e parlamentit, si të Dhomës së Deputetëve ashtu edhe të Senatit.
Bersani ka fituar shumicën në Dhomën e Deputetëve, por jo mandatet e nevojshme në Senat për të formuar qeverinë pa qenë nevoja e një koalicioni.
Mediat italiane shkruajnë se tani për Bersanin, sfida e vërtetë është të marrë rreth 20 vota në Senat, për të arritur pleniumin e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.
Tre forcat kryesore që kontrollojnë shumicën dërrmuese të mandateve si në Dhomë e Deputetëve ashtu edhe në Senat, PDL-ja, PD-ja dhe Lëvizja 5 Yje, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për aleancat me njëra-tjetrën.
Nëse brenda afateve ligjore Bersani nuk mund të ndërtojë qeverinë e re, atëherë italianët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com