ITALI - Giorgio Napolitano ka bërë betimin e tij para parlamentit Italian. Në fjalimin emocional, Napolitano ka falenderuar të zgjedhurit në parlament duke thënë se "ju jam mirënjohës që më rizgjodhët".
 
Rizgjedhja ime si kreu i shtetit do të vërë në provë, forcat e mia", - tha Napolitano,-"duke vlerësuar në mënyrë të veçantë të zgjedhurit që i përkasin një gjeneratë më të largët se ai.

Ka qenë kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini, që ka lexuar formulën e betimit të Giorgio Napolitanos, i cili përsëriti të njëjtën frazë të 7 vjetëve më parë që “betohem se do të jem besnik Republikës dhe Kushtetutës”.

Pas zhvillimeve të fundit, 87 vjeçari konfirmoi gadishmërinë pavarsisht nga mosha në kuadër të përgjegjësive kundrejt kombit.  Tani objektivi për Napolitano është formimi i qeverisë së re brenda javës për të zgjidhur ngërcin politik në formimin e qeverisë që prej zgjedhjeve të 24-25 shkurtit që nuk rezultuan me fitues të qartë.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)