MILANO - Blinin vajza në Shqipëri dhe Rumani, e më pas i nxirrnin në rrugë që të shisnin trupin. Policia italiane ka vënë në pranga sot 14 shqiptarë, që kishin krijuar një organizatë kriminale në Milano. Sipas policisë, të arrestuarit ishin me lidhje farefisnore me njëri-tjetrin dhe kishin ngritur një rrjet të gjerë mes Milanos dhe Komos.
 
Mes të arrestuarve nga policia, janë edhe disa persona të cilët dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e një shqiptari e ndodhur në vitin 2013, ngjarje e ndodhur në Seveso dhe për një tentativë për vrasje në provincën e Komos, ndaj një tjetër shqiptari. Hetimi ndaj kësaj organizate është bërë nga prokuroria e Komos.
 
Shfrytëzuesit blinin vajza në Shqipëri dhe Rumani dhe më pas i çonin në Itali, ku u nxirrnin në rrugë për të shitur trupin. Të arrestuarit janë të moshave nga 22 deri në 40 vjeç dhe jetonin në Milano, Monza dhe Komo, e të gjithë ishin me precedentë penalë.
 
Banda ishte e organizuar mirë, me rregulla të qarta dhe me një organizim ku secili kishte detyra të ndara, që nga gjetja e vajzave në Shqipërisë ose në Rumani e deri tek ata që i çonin në Itali dhe më pas i mbikëqyrnin gjatë “punës” në rrugë.
 
Gjatë hetimit, policia ka zbulur se, vajzat që dilnin në rrugë kishin për detyrë që të kontorollonin dhe territorin e tyre, duke ndaluar prostitutat e tjera që të vinin në zonë.  
 
Gjatë hetimeve, policia ka zbuluar edhe një numër të madh vjedhjesh në apartamente të ndryshme në zonën e Komos, Monzës, Sandrios, Veronas, Breshias, mes gushtit dhe nëntorit të vitit 2013.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)