Skuadra e lëvizshme e Ternit arriti të arrestonte tre shqiptarët që transportonin drogën. Dy nga shqiptarët, të dy 26 vjec, kishin një leje qëndrimi të rregullt dhe rezidencë në Narni. I treti, 27 vjec, ishte rezident në Lece.
Seksioni i antidrogës kishte kohë që ishte vënë në gjurmët e dy rezidentëve të Narnit . Edhe në të shkuan grupi është ndjekur dhe nën dyshimin se transportonin drogë janë ndaluar e kontrolluar, por deri tani asgjë. Këtë herë policia u tregua me fat, duke ndaluar sasinë e drogës më të madhe të ndaluar ndonjëherë në zonë.
Një nga skuadrat e lëvizshme u vu në ndjekje të tre shqiptarëve, të cilët ishin nisur disa ditë më parë për tu furnizuar në Pulia, duke u nisur me një fugon dhe një makinë skort. Policia vendosi ti ndalonte menjëherë pas marrjes së ngarkesës, ku u gjetën 180 kilogramët e marijuanës, me një vlerë në treg prej 2 milion euro. ah/shqiptarja.com/