ITALI-Policia ka bllokuar në një aksion 440 kg kanabis, 10 kg heroinë dhe 200 kg substanca përzierëse. Nga aksioni janë arrestuar 16 shqiptarë. Linja e trafikut ishte nga Shqipëria në Itali me destinacion Zvicrën. Aksioni i policisë italiane u zhvillua në disa qytete, Como, Milano dhe Genoa.
Hetimi për grupin kriminal kishte nisur prej disa muajsh, ndërsa mbrëmjen e djeshme u finalizua. Droga transportohej nga Shqipëria nga grupi, ndersa ende nuk janë publikuar emrat e trafikantëve shqiptarë që janë arrestuar.
Komento