ITALI- Autoritetet gjyqësore italiane njoftuan deportimin nga Peruxhia në Tiranë të një bosi shqiptar të drogës, i cili gjatë momenteve të transportimit ka shprehur pakënaqësi për kushtet në burgjet shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se 30-vjeçari me inicialet P.K u soll nga Perugia me një fluturim të drejtpërdrejtë për në Tiranë.

Shqiptari që jeton në Milano, ishte në burg nga vitit 2009, ku i kishte mbetur dënimi për të vuajtur. Ai u zbulua nga policia e Trentos në vitin 2005, pasi ishte kreu i një bande që merrej me prodhimin dhe trafikimin e drogës.

Tri oficerë policie e morën atë nga burgu dhe e shoqëruan në stacionin e e Policisë Shkencore, ku më pas në Perugia ata e hipën në aeroplan dhe e shoqëruan në udhëtimin e tij deri sa i’u dorëzua autoriteteve në territorin shqiptar. Tashmë atij do t’i duhet të vuajë një dënim të mbetur prej 10 vitesh.

Gjatë momenteve të transportimit për në aeroplan mësohet se shqiptari u ka thënë policive italianë se do ishte më mirë ta mbanin në burgjet e tyre sesa ta kthenin në ato shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)