Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ankonën dhe mbarë Italinë, pasi një 5-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në Cupramontana.
/Shqiptarja.com
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vogëlushi është vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia. "Tgcom" shkruan se 24-vjeçari, i papunë, dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. 
(Banesa ku banonte familja maqedonase)
Fatmirësisht nëna e fëmijës arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë. Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar ne polici.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










