ROMË - Goditja ka ardhur nga vetëm një metër larg policëve. Ai merr në shënjestër dhe qëllon rëndë mbi policin Giangrande. Më pas zjarr edhe drejt karabinierit tjetër.
 
Në foton ekskluzive, që boton sot "Corriere della Sera", shihet Luigi Preiti, teksa merr në shenjestër dhe qëllon para karabinierit të parë, i cili tashmë gjendet në spital në gjendje mjaft të rëndë, saktësisht në spitalin Umberto i i Romës.

Imazhi tregon një veprim gati i çmendur, me paramendim përpara pallatit Kixhi në momentin kur bëhej betimi i qeverisë Letta.  Prokuroria do hetojë pikërisht mbi: përdorimin e pistoletës dhe dyshimet mbi vendin se ku ajo është blerë, stërvitjet e Preitit për t’u përgatitur për të shtënat, gjakftohtësia me të cilën ai ka qëlluar mbi policët.

(sg/shqiptarja.com)