Itali, deportimi i 21-vjeçarit shqiptar
shkon për diskutim në parlament 

TOSKANE - Historia e 21 vjeçarit nga Shqipëria që mbahet i mbyllur në azilin e Qendrës për Identifikimin dhe Dëbimin (CIE) në Bari ka bërë xhiron e Italisë. Romino Velkut, i cili ka ardhur në Itali së bashku me familjen që në moshën tre vjeçare, nuk i rinovohet leja e qëndrimit në Itali, ndërsa pret vendimin për rikthimin në atdhe ku nuk ka asnjë të afërm.
 
Rasti i Ronit, siç e thërrasin shokët, është apeluar nga ana e avokates së tij Tiziana Sangiovanni në Gjykatën italiane, madje do të prezantohet për diskutim në parlament këtë javë nga deputeti i Partisë Demokratike të Italisë Federico Gelli.
 
Gjithçka nisi marsin e kaluar për të riun shqiptar, kur u paraqit tek forcat e policisë për rinovimin e lejes së qëndrimit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ai e kishte menduar, pasi në vend të rinovimit atij iu dha urdhri për dëbim nga shteti italian. E gjithë kjo për gabimet që kishte bërë në adoleshencë, një grabitje dhe një plagosje, dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund t’i rinovohet leja e qëndrimit. Duke e konsideruar si një person të rrezikshëm për komunitetin, ai mbahet në azilin e CIE në pritje të vendimit për rikthimin e tij në Shqipëri.
 
“Unë e di se kam gabuar, por e kam kryer dënimin për gabimet e bëra më parë. Nuk mund të më kthejnë në Shqipëri sepse është si të më dërgojnë në një vend të panjohur pasi e gjithë familja ime jeton këtu në Itali. Unë jam italian.” shprehet Roni.

APELI I BERE NGA AVOKATJA E RONIT
 
Avokatja e Ronit, Tizziana Sangiovanni ka apeluar në Gjykatën italiane bazuar në nenin 5 të dekretit legjislativ 286/98. “Dekreti thotë se gjatë  vendimit për dëbimin e personit duhen marrë parasysh lidhjet e tij familjare dhe territoriale për emigrantin në fjalë. Dhe rasti i Ronit është i qartë, në letër është i jashtëligjshëm, por ai ndodhet në Itali që prej moshës 3 vjeçare. Raste të ngjashme janë zgjidhur gjithnjë me vendimin për qëndrimin e emigrantit në Itali dhe ne shpresojmë në një vendim të tillë.” shprehet avokatja e Ronit.
 
Gjithashtu vendimi i gjykatësit për të riun shqiptar mund të marrë në konsideratë edhe fëmijërinë e vështirë të tij. Romino Velku është i biri i dy prindërve të ndarë, duke u rritur larg tyre, pasi e ëma ndodhet në Zvicër, ndërsa i ati në Gjermani. Roni mund ta kishte marrë nënshtetësinë italiane, pasi ajo i jepet personave që kanë të paktën 10 vjet qëndrim në Itali, por adoleshenca e trazuar dhe largësia nga prindërit, krijuan jo pak komplikime për të.
 
RASTI I SHQIPTARIT DO TE DISKUTOHET NE PARLAMENT
 
Megjithatë rasti i Ronit do të mbërrijë në parlament këtë javë, kur deputeti i Partisë Demokratike Federico Gelli do të paraqesë rastin në fjalë.
 
"Dëbimi i djalit në Shqipëri do të ishte absurd për shkak se ai jeton në Toskanë prej 3 vitesh dhe madje as nuk e njeh fare vendin e lindjes. Unë e kuptoj se ka një ligj që rregullon migrimin, por përtej interpretimit të legjislacionit duhet marrë parasysh edhe jeta e personit që gjendet pas kësaj historie të pabesueshme. Roni është italian. Rastin e Ronit do ta paraqes në parlament dhe nëse do të jetë nevoja do të informoj edhe drejtpërdrejt kryeministri Matteo Renzi.” shprehet deputeti Gelli

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin