ROME - Dështon edhe në raundin e tretë zgjedhja e presidentit në Itali. Romano Prodi i propozuar mbrëmë nga PD-ja ka marrë vetëm 24 vota. Juristi arbëresh Stefano Rodota ka marrë 223 vota, ndërsa nga numërimi rezulton se 437 janë fletë të bardha.
Kryetari i qendrës së majtë, Pier Luigi Bersani, propozoi si përfaqësues për presidentin e ardhshëm të Italisë, Romano Prodin. Ish-presidenti i Komisionit Evropian dhe kryeministri italian për dy mandate, u aprovua unanimisht në takimin e Partisë Demokratike.
Pas ngjarjeve të fundit në Itali ku, gjatë ditës së djeshme dy raundet e votimeve të kryera, nuk u arrit të zgjidhej presidenti i ardhshëm i italianëve, sekretari i PD-së Bersani fokusohet tek ish kryministri Romano Prodi.
Senatori Franco Marini i zgjedhur nga PD-ja, PDL-ja, Lëvizja 5 Yje dhe Lidhja e Veriut nuk arriti të merrte dy të tretat e votave. Presidentit të ri do ti duhet të marrë 672 në 1007 vota ndërsa Marini mori vetëm 521 vota ndërsa kundërshtari tjetër, juristi i njohur Stefano Rodota mori 240.
Dje në darkë kryebashkiaku i Firences sapo mbërriti në Romë tha se objektivi ynë nuk ishte të mposhtnim kandidaturën e Marinit, por t’i jepnim Italisë një president, i cili do të zgjasë mandatin deri në vitin 2020.
“Lëvizja 5 Yjet”, në fund të mbledhjes së grupeve parlamentare në mbrëmjen e të ejntes konfirmoi se do të vazhdojë të votojë Stefano Rodota-n, për president të Republikës, pasi sipas tyre poltikani me origjinë arbëreshe është shenjë e ndryshimit dhe president garant në favor të qytetarëve.
Prodi, 70 vjeç, profesor ekonomie, është parë si kundërshtari i fortë i Berlusconit, tri herë kryeministër, pasi e mundi atë në zgjedhet e viteve 1996 dhe në 2006
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com