Një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga boshti i ashensorit në ndalesën Furio Camillo në metronë A në Romë. Djali i quajtur Marko ishte nën shoqërinë e të ëmës 40 vjeçare, Franceska G, kur ndodhi aksidenti.

Të gjitha përpjekjet për ta sjellë në jetë ishin të kota, ndërkohë prokuroria po e studion si ngjarje. Karabinierët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë sekuestruar impiantin e ashensorit për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë në vendngjarje ka patur kamera që do të vihen në dispozicion të gjykatës.

Sipas hetimeve të para, nëna me djalin së bashku me 4-5 pasagjerë të tjerë janë bllokuar në errësirë brenda në ashensor dhe për t’i nxjerrë kanë dërguar në një lloj ashensori me bateri.

Fëmija është trembur dhe është larguar nga kujdesi i të ëmës. Ndërkohë mamaja e djalit ka reaguar, e 'mbytur ' në lot dhe është shprehur se djali i ka rrëshkitur nga duart.
itali
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)