Itali- Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë të moshës 41 dhe 49 vjeç për trafik droge.
Sipas policisë së Milanos, operacioni filloi me një mesazh të marrë nëpërmjet aplikacionit të "YouPol".
Pas mesazhit, kanë filluar kontrollet në zonë ku edhe është ndaluar fillimisht 49-vjeçari, në makinën e të cilit janë gjetur 23 doza e kokaine dhe 120 euro cash.
Kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e vëllezërve ku janë gjetur dhe sekuestruar: 63 380 €, 263.4 gram kokainë, 1,430 gram hashash, 220 gram marihuanë, 98 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 3 slingbars dhe materiale të ndryshme për paketimin e lëndëve narkotike.