Dy shqiptarë të cilët kanë tentuar që të vjedhin aparatin celularë të një gruaje e kanë dhunuar atë në një tren.
Skena horror ka ndodhur në vagonin enjë treni ku dy shqiptarët e kanë kafshuar gruan pa marrë parasysh se ajo ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.
Siç raportojnë mediat italiane, ngjarja ka ndodhur në rrugën mes Brescias dhe Milanos, ku gruaja shtatzënë rreth 28-vjeçare ishte duke folur në telefon, kur dy shqiptarët i kanë marrë telefonin asaj.
Një e përditshme në Brescia shkruan se dy shqiptarët pasi hasën në rezistencën e gruas e kanë gjuajtur me sa fuqi kanë pasur me grushte, shqelma ndërkohë që nuk i kanë kursyer edhe kafshimet.
Menjëherë pas ngjarjes, udhëtarët kanë njoftuar policinë e cila mundi që të kapte dy shqiptarët.
Gruaja e dhunuar ishte nigeriane dhe pas ngjarjes u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com