Personi i cili aksidentoi 38- vjeçare shqiptare, sipas raportimit që bëjnë mediat italiane, u largua nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë ndihmën mjekësore dhe pa lajmëruar shërbimet e emergjencës, por arratia e tij nuk do të zgjaste shumë pasi do të arrestohej nga policia tre orë pas aksidentit që i mori jetën nënës shqiptare.
Aksidenti ndodhi në Brescia, ku shqiptarja 38- vjeçare, e cila jetonte prej vitesh aty u godit nga një makinë tip “Ford Focus” ngjyrë gri shoferi i të cilës as nuk ndaloi për tu munduar ti shpëtonte jetën. 38- vjeçarja u transportua në spital nga ambulanca e “Gardës së Vullnetarëve”, në momentet e fundit të jetë, ku pak kohë më pas ndërrojë jetë.
Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se shoferi i automjetit i cili aksidentoi për vdekje 38- vjeçare ishte një 43- vjeçar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com



