Itali - Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italianë për trafik kokaine. I riu u kap në flagrancë teksa i dorëzonte një blerësi një dozë kokaine prej rreth 1.2 gramësh.

Pas ndërhyrjes, efektivët ndaluan të dy personat dhe ushtruan kontroll ndaj 19-vjeçarit, ku në xhepin e xhaketës iu gjetën 7 doza kokaine me peshë totale rreth 5 gramë, si dhe 385 euro cash, që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet vijuan edhe në zonën përreth, ku në një kopsht lulesh - vend ku i riu ishte parë më herët – u zbuluan edhe 56 doza të tjera kokaine, me peshë rreth 42 gramë, të fshehura në katër kuti metalike çamçakëzi.

Ndërkohë në banesën e tij autoritetet gjetën dhe sekuestruan dy doza të tjera kokaine, një dozë marihuane, rreth 1,500 euro para të gatshme, si dhe dy peshore elektronike dhe materiale të përdorura për paketimin e drogës.